Gazetari britanik që e quajti UÇK’në si organizatë terroriste, paralajmëron video të reja propagandistike kundër Kosovës

Gazetari britanik që e quajti UÇK’në si organizatë terroriste, paralajmëron video të reja propagandistike kundër Kosovës

Gazetari britanik Graham Phillips, ka reaguar sot duke thënë se do të publikojë video të reja në lidhje me Kosovën.

Reagimi i tij vjen pasi do të shpallet person “non grata” në Kosovë, andaj ai për këtë ka paralajmëruar se video të reja do të sjell për publikun.

“Pra, për nesër është raportuar se unë do të shpallëm zyrtarisht ‘person non grata’ nga Kosova. Për çfarë? Për raportim të së vërtetës”, ka shkruar Phillips

“Projekti pothuajse ka mbaruar gjithsesi. Shpresoj se ka qenë informativë për ju, sikurse për mua. Megjithatë, edhe 2 raportime tjera do të vijnë, dhe faleminderit përsëri për të gjithë mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Graham Phillips në Facebook-un e tij.

Kujtojmë se sot gazetari britanik Graham Phillips, pritet të shpallet person “non-grata” nga shteti i Kosovës.