Këta janë investitorët amerikanë me të cilët u takua Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një takim me disa investitorë amerikanë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me disa investitorë amerikanë.

Lajmi.net, ka siguruar listën e personave të këtij delegacioni.

Megjithëse, Haradinaj para takimit tha se nuk do të flasë për medie duke thënë se nuk ka çka të deklarohet sepse nuk ka ndryshuar asgjë, mirëpo nuk u bë e ditur se çka do të bisedohet në këtë takim.

“Nuk do të ketë prononcim për medie. Edhe ashtu s’ka çka me u fol se nuk ka ndryshua kurrgjë”, ka thënë shkurt Haradinaj para fillimit të këtij takimi, raporton lajmi.net.

Mediet, ndërkaq janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Këtij delegacioni po i prinë konsullja e përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

Kjo është lista e plotë e personave që po takohen me Haradinaj:

Larry Luxner – Redaktor i lajmeve në “The Washington Diplomat”

Tory Cenaj – Themeluese e “Partners in Digital Health”

Nelson Happy – Firma ligjore “Dilworth”

Ari Zoldan – Shef ekzekutiv i kompanisë “Quantum Media Group”

Josh Bernstein – Shef ekzekutiv i “Bernstein Management Corporation”

Aron Harkham – Kompania e patundshmërive “Aire Capital”

Alvina Altson – Kompania “More Media LLC”

Michael Mintz – Themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”

Lloyd Emelle – Kompania për inteligjencë artificiale “Grape Vine”.