Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë

Sot siç dihej në orën 12:00 ishte paraparë që të zhvillohet seanca e II-të e Kuvendit Komual në Preshevë.

Megjithatë, sipas informatave jozyrtare seanca e paraparë për diten e sotme do të shtyhet për një datë tjetër.

Nuk dihen ende arsyet kryesore për mos mbajtjen e seances, por Rtv Aldi ka mësuar se kryetarit të Kuvendit z.Sami Saliu i ka ndodhur një rast vdekje dhe ai nuk eshte i gatshëm për mbarvajtjen e seancës për sot, konsiderojmë se një mungesë e tillë e pamundëson zhvillimin e Kuvendit Komunal, sepse siç dihet pozita ne Kuvend është me numer minimal dhe nëse ndodhin mungesa të këllishtarëve të pozitës, gjithashtu mund te kemi raste të njejta si rastin që ndodhi sot me kryesusin e Kuvendit Komunal.