1 i vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i Gjilanit

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ka humbur jetën një person dhe 15 të tjerë janë lënduar...

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nistret Hajrullahu e ka konfirmuar për lajmi.net, se nga aksidenti i rëndë në këtë qytet një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar.

Hajrullahu po ashtu ka treguar se për në Prishtinë janë transferuar dy të lënduar.

“Një person ka vdekur, 15 janë të lënduar kurse dy të tjerë janë transferuar për në Prishtinë”, ka thënë Hajrullahu.