• E mërkurë / Aug-21 01:24
  • Kontakt

''Thaçi e Haradinaj po përgatiten për fillim të ri, udhëheqës të opozitës''

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e subjektit politike Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e subjektit politike Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me veprimet e tyre po përgatiten për të qenë udhëheqës në opozitë.

Këto komente Deda i ka bërë pas raportimeve se presidenti Thaçi kishte planifikuar që të ndaj gjysmë milion euro, për të lobuar tek presidenti amerikan, nëse ndodh shfuqizimi i Speciales. Po ashtu Deda ka komentuar edhe marrjen e pasaportës së Shqipërisë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar Deda.