E hapën bastoren përkundër urdhrit të ATK-së, arrestohen tre persona

ë shtunën në Gjilan janë arrestuar tre persona...

Policia njofton se të njëjtit kishin larguar shiritat paralajmërues dhe kishin dëmtuar drynin në disa lokale të lojërave të fatit – bastore sportive duke filluar punën në kundërshtim me urdhrin e Administratës Tatimore të Kosovës për ndërprerjen e punës.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.