Daçiq: Nuk kuptoj nevojën e Prishtinës për hapa të këtillë vetëvrasës

Daçiq: Nuk kuptoj nevojën e Prishtinës për hapa të këtillë vetëvrasës

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka theksuar se “ka marr informatën se Kosova ka paraqitur përsëri kërkesën për pranim në Interpol” dhe ka shtuar se “nuk kupton nevojën për hapa të këtillë vetëvrasës”, shkruan “Danas”.

Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit me ministrin  e punëve të jashtme të republikës së Burundit Ezekjel Nibizhir, ku theksoi se prapë do të ketë votim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ai përkujtoi se Burundi në votimin e kaluar ishte kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

"Menjëherë do t'i them ministrit, që mos ta thërras me vonë gjatë mbledhjes...përsëri do të ketë votim për Kosovën në Interpol ", nënvizoi Daçqi duke ju drejtuar mysafirit  Nibizhir.

Ai ka shprehur bindjen se Kosova me kërkesën për pranim përsëri do të humb edhe me “ rezultat më të keq”, se që ishte rasti në mbledhjen  e kaluar kur u vendos për Interpol.

"Ndoshta do të paraqiten edhe për pranim në UNESCO. Ne do të përgatitemi për luftë", porositi ai.