Gashi: Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova

Gashi: Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova

Pas deklaratës së presidenti të Kosovës për korrigjim  të kufijve , në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku deklaroi se:

“Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi.

Pas kësaj deklarate, përmes një postimi në Facebook,  ka reaguar edhe deputeti I Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai në këtë postim ka shkruar se, Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit të Rugovës
 
“Në kërkim të alibisë për idenë e ndarjes, Thaçi mundohet të fshihet pas figurës së presidentit Rugova! I mbyturi, të mbyt #populli”, ka shkruar Gashi.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.