Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen që tronditi Ferizajn një orë më parë. Viktima që humbi jetën nga arma e zjarrit është M.A (gazeta e di identitetin e plotë të tij), ndërsa i dyshuari është SH.R, i cili është identifikuar nga policia dhe shpejt pritet të arrestohet
Kryeprokurori Shukri Jashari ka thënë motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa ka dhënë detaje të tjera për rastin.
“Rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një vrasje viktima është M.A kurse i dyshuari SH.R,. I dyshuari është largu nga vendi i ngjarjes. Por i njëjti është identifiku dhe pritet të arrestohet nga policia”, tha Jashari.
Lajmin e ka ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.
Autori i vrasjes në Ferizaj, dyshohet të jetë një 17-vjeçar
Policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ferizaj ku është qëlluar për vdekje 25-vjeçari me iniciale M.A.
Personi i ndaluar është 17-vjeçari me iniciale Sh.R. dhe aktualisht është në fazën e intervistimit.
Po ashtu, policia tha se kanë gjetur dhe konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj.
Mjeku nga Ferizaj tregon si e gjeti 25-vjeçarin e vrarë
Nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi vrasja e një të riu në Ferizaj, ka folur mjeku që shkoi t'i dilte në ndihmë personit të qëlluar.
Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar tre apo katër minuta, por kur kanë ardhur nuk kanë mundur ta ndihmojnë.
“Në momentin që jemi njoftu, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu 3-4 minuta”, ka thënë mjeku.
Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete dhe plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.
“Plaga ka qenë e tillë sa që s'ka mund të ketë intervenim”, është shprehur polici.