Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut.
Ajo ka bërë të ditur se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.
Taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe nga qeveria e Kosovës e ka pamundësuar procesin e dialogut.
Në Serbi thonë se nuk mund të vazhdojnë pa u hequr ky ‘ndëshkim’ i qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e përsërit vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve.