Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE’së, Federica Mogherini, tani po mban anën e Serbisë dhe nuk është më neutral në dialogun mes Kosovës dhe palës serbe po thotë ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri.
Sipas Tahirit, Mogherini dhe Zyra e saj tani kanë marrë anën e Serbisë dhe më nuk janë neutral, po ashtu deklarata për Trepçën që është lëshuar dje nga zëdhënësja e saj, Maja Kocijancic.
“Mogherini dhe Zyra e saj kanë marrë anën e Serbisë. Nuk janë më neutral. Nuk do të duhej të guxonte të bëhej ajo deklaratë. Mogherini tashmë nuk është e paanshme dhe ka humbur kredibibilitetin”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se në Bruksel tema e pasurive të Kosovës ka hasur në rezistencë të madhe nga ana e saj.
“Unë kur isha, iu kam thënë, pasuritë janë të Kosovës”, ka thënë ajo.
Tahiri ka theksuar se ësthtë moment që Kuvendi i Kosovës të miratojë platformën me vija të kuqe për atë se çka nuk duhet të dialogohet.