Një tjetër deklaratë ka ardhur nga përfaqësuesja e Ambasadës së Venezuelës në Beograd, Dia Nader de El-Andari, duke thënë se shteti i saj nuk do ta njeh kurrë Kosovën.
El-Andari ka treguar për të përditshmen serbe “Politika”,se shteti i saj është zotuar se do të jetë gjithmonë në anën e Serbisë, sipas saj Venezuela nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Dihet se deri tani Venezuela në të gjitha asociacionet ndërkombëtare ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë.
Venezulea edhe më parë ka theksuar se vazhdon ta mbështes Serbinë për çështjen e Kosovës.