Mijëra persona morën pjesë në protesat e organizuara në Boegrad dhe në qytete tjera të Serbisë për të nëntën javë me radhë. Protestuesin po e kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Protestat u mbajtën me moton “Një nga pesë milionët”, e cila është nxitur nga deklarimet e presidentit serb vitin e kaluar, i cili kishte thënë se nuk do të përkulet ndaj asnjë kërkese edhe nëse kundër tij dalin pesë milionë persona.
Marshit të protestuesve iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për të gjithë studentët e vendit që t’i bashkohen protestës dhe ta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të arsimit, Mladen Sarçeviq.
Para një jave, Sarçeviq i kishte quajtur të parëndësishëm një grup profesorësh, të cilët dolën në përkrahje të protestave kundër qeverisë.
Protestuesit po e akuzojnë Vuçiqin për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe kontrollimin e medieve. Megjithatë, ai i ka mohuar të gjitha këto akuza.
Kryengritja u rrit edhe më shumë kur një grup banditësh e rrahën njërin nga politikanët e opozitës, Borko Stefanoviq, në nëntor të vitit të kaluar, shkruan “Free Europe”.