Në Mitrovcën e veriut ka filluar protesta “1 nga 5 milionë”, ngjashëm me protestat e qytetarëve e të opozitës në Beograd e qytete tjera të Serbisë, kundër pushtetit aktual të Aleksandar Vucicit.
Radioja KIM bën të ditur se në krye të kolonës gjendet djali i madh i Oliver Ivanovicit, Nikola, ndërsa të tubuarit mbajnë transparentin “Mitrovica e Kosovës – 1 nga 5 milionë, Kosova e Metohija”.
Të tubuarve u është drejtuar Marko Jaksic, i cili ka thënë të jetë i befasuar me numrin e pjesëmarrësve, ndonëse kundër këtij tubimi “është angazhuar i tërë aparati shetëror” i Serbisë.
Ai ka thënë e nëse i ndodh gjë dikujt, “fajin për këtë e ka Marko Djuric”, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, i cili i ka etiketuar organizatorët e këtij tubimi.
Jaksic ka porositur se “nuk ka më ndezje të makinave, shantazhe, vrasje për çka dallojmë ne”.
Jaksic, njëri prej inicuesve të shëtisë si mbështetje qytetarëve të Serbisë, të enjtën ka dhënë dorëheqje nga vendi i anëtarit të Kuvendit të Mitrovicës së veriut nga lista zgjedhore “Iniciativa qytetare – Serbia, demokracia, drejtësia – Oliver Ivanovic”, duke dashur të thotë me këtë se, siç ka deklaruar, do të tregojë se prapa protestave qëndrojnë njerëz të rëndomtë.
Njohësit e rrëthanave thonë se që të anulohet efekti i protestës së të shtunës është organizuar të premten protesta me emër “kundër aneksimit të Mitrovicës së veriut” dy muaj pas iniciativës për bashkimin e Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut, të cilën e ka mirtuar komuna e Mitrovicës së Jugut.