Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën dhe dialogun

Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën dhe dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Çepurin me të cilin është diskutuar situate në regjion dhe posaçërisht dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Danas”.

Vuçiq i tha Çepurinit se vizita e Putinit “ka lënë shenjë në histori” dhe hapa konkret në marrëveshjet e nënshkruar mes dy vendeve. Ajo ishte nder për Serbinë dhe për te, vërtetim i respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe tradicional mes vëllezërve miq.

Ambasadori Çepurin ka falënderuar për mikpritjen “ vizitë kjo e cila pati shpirt”, duke shtuar se raporti mes dy vendeve është në nivel të lartë ku janë dëshmuar dëshira dhe synimi për thellimin e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar edhe diskutuar edhe situatën në regjion përkatësisht gjendjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përcaktuar për paqe edhe stabilitet dhe kështu do të sillet edhe në të ardhmen, por ndalesa aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm pas heqjes së taksave të pakuptimta dhe të dëmshme të Prishtinës në mallrat serbe.

Presidenti Vuçiq dhe Çepurin kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe furnizimin stabil të Serbisë me gaz.