New York Times për protesta në Serbi: Kosova nuk është shkak

New York Times për protesta në Serbi: Kosova nuk është shkak

Protesta masovike të cilat janë përhapur edhe në qytete jashtë Beogradit janë bërë moment kyç për pushtetin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic, kundërshtarët e të cilit thonë se po e ndjek modelin e ‘diktaturës së lehtë’, shkruan New York Times.

Gazeta thekson se Serbia gjendet mes lojalitetit tradicional ndaj Rusisë dhe dëshirës që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Protestat qytetare në Serbi janë nxitur nga një spektër i gjerë akuzash, sidomos ndër të rinjtë të cilët kërkojnë kontroll më të pakët të medieve, zgjedhje të lira pa frikësim, mundësi më të mira ekonomike dhe më pa korrupsion, shkruan NYT sipas N1-së.

Si arsye për protestat Vucic fajësohet edhe për planin e tij të guximshëm – disa thonë të rrezikshëm – për këmbimin e territorit me Kosovës, shkruan NYT.

Megjithatë, shton gazeta, për pjesëmarrësit e rinj të protestave Kosova nuk është shkak i poshtërimit të tyre, por jeta e përditshme.

“Përditë jemi të ballafaquar me aq rrena e kërcënime”, citon gazeta Jelena Anasonovicin, e cila shton se “asnjë ditë më tutje nuk mund të durohet këso jete në shekullin XXI”.