Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett, ka thënë se Qeveria amerikane i beson presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë do të arrihet gjatë këtij viti.
Kosnett ka konfirmuar se Qeveria e Amerikës mbështet dhe i beson presidentit Thaçi se marrëveshja me Serbinë do të arrihet gjatë këtij viti.
Ai ka treguar se edhe President i SHBA’së, Donald Trump është angazhuar personalisht në këtë proces dhe mendon se është çasti i vetëm ku Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje mes veti.
Kosnett: Po, besojmë. Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Çka nënkuptoj me marrëveshje gjithëpërfshirëse? Një marrëveshje e cila nuk përqendrohet vetëm në atë që dëgjoni tërë kohën për mundësinë për rregullim të kufirit – për mundësinë – por, mendoj në një marrëveshje që i adreson një varg të gjerë gjërash që i kanë ndarë Kosovën dhe Serbinë. Presidenti Trump, siç mund ta dinë shumë shikues tuaj, është angazhuar personalisht në këtë proces. Ai beson se ky është çasti. Kështu beson edhe Bashkimi Evropian. Dhe ne mendojmë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të hapë rrugën për njohje të ndërsjellë për Kosovën dhe Serbinë dhe për pjesëmarrje të plotë të të dy vendeve në sistemin perëndimor. Shumë gjëra janë në pyetje këtu dhe shtyrja nuk do të jetë e leverdishme për askë”, tha Kosnett