Djuric nga Mitrovica kërkon heqjen e taksës

Djuric nga Mitrovica kërkon heqjen e taksës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë pqë Kosovën e qeverisë serbe ka kërkuar përsëri që Prishtina ta heqë taksën në mallin serbe për t’i vazhduar bisedimet pranë tavolinës “në mënyrë të qytetëruar”.

Nga Mitrovica, ai i ka thënë mbrëmë televizionit “Pink” ser përcjell ato që ndodhin në Prishtinë, por se nuk merret “me konfliktet brënda bllokut shqiptar, por me ralizimin e projekteve, të cilat janë pjesë e planit të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se gjatë dirës ka vizituar manastrin Banjska dhe ka marër pjesë në hapjen e objetit të sapondërtuar në kompleksin “Rajska banja”, ndërsa ka parajamëruar se sot do të hap një kopsht fëmijësh dhe do t’i dorëzojë çelësat e 24 banesave në dy ndërtesa banimi, të cilat, siç ka thënë, janë ndërtuar me mjetet e Zyrës për Kosovën.

Ai ka tërhequr vërejtjen që serbët e Mitrovicës të mos marrin pjesë në protestat e paralajmëruara të opozitës, të cilat po mbahen në Serbi, duke thënë se “njerëzit në Kosovë janë të mençur dhe e dinë se kush çfarë ka bërë për ta”, ndërsa opozita “jo vetëm që s’kanë bërë asgjë, por edhe asnjë fjalë nuk e kanë folur”.