Kur është përmendur dialogu i Kosovës me Serbinë jo rrallëherë është përmendur edhe situata në Luginën e Preshevës dhe pozita e shqiptarëve atje. Edhe nga shqiptarët e Luginës është kërkuar që të trajtohet çështja e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi.
Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, ka thënë se mospërfshirja e përfaqësuesve të Luginës në ekip negociator, nuk përbën problem të madh.
Mustafa ka thënë se duhet të ndihet përgjegjësi për shqiptarët e Luginës dhe rezoluta e miratuar në parlament obligon institucionet kosovare të merren me statusin e shqiptarëve të Luginës.