Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, insiston se në Kosovë duhet të ketë zgjedhje.
Hoti përmes një statuti në Facebook, thotë se dikush po frikësohet nga zgjedhjet duke iu referuar kështu pozitës, transmeton lajmi.net.
“Nga zgjedhjet frikësohen ata që bëjnë një vit përpara fushatë, ndërsa kur të vijnë zgjedhjet dorëzohen sepse nuk guxojnë të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Hoti.