E tradhtova të dashurën me një mashkull dhe ajo e zbuloi, historia e pazakontë e një djali

Në rubrikën “E dashur Deidre” të tabloidit “The Sun”ka ardhur një histori gati e pazakontë.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili duket se ka prirje biseksuale dhe kjo i ka shkatërruar marrdhënien e tij të shëndetshme e të dashurën 22-vjeçare. Ai e ka tradhtuar me një mashkull, ajo e zbuloi dhe tani ai dëshiron ta bëjë përsëri për vete. Ja çfarë shkruan në letrën drejtuar psikologes Deidre.

“Përfundova në shtrat me një mashkull javën e kaluar. E dashura ime e mori vesh dhe i dha fund lidhjes tonë. Kam pasur disa histori me meshkuj përpara se të lidhesha me të dashurën time 6 muaj më parë. Unë jam 23-vjeç, ndërsa ajo 22.

Ajo është e bukur, e dashur, dhe unë kam ndjenja për të. Mendova se kishim një të ardhme së bashku, edhe pse shpesh ndjej dëshirën për të qenë me një mashkull. Fundjavën e kaluar dola me disa shokët e mi. Njëri prej tyre kishte marrë edhe kushëririn me vete. Ai në fakt më ngjiti shumë. Ai filloi të flirtonte me mua, dhe unë ju përgjigja. Ne dolëm nga lokale dhe shkuam në shtrat së bashku. E dashura ime gjeti një mesazh të tijin në telefonin tim dhe çdo gjë mori fund. Jam plotësisht i shkatërruar. Si ta rifitoj përsëri?” – përfundon letra e tij.