Tre shtetas të Algjerisë kanë vjedhur një iPhone 6S dhe një pallto një punëtoreje në një lokal. Rasti ka ndodhur dje në orën 18:45 në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë.
Gjatë intervistimit, ata kishin pranuar se e kanë kryer veprën, duke i kthyer gjërat e vjedhura.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia.
Të dyshuarit janë banues në Qendrën e Strehimit për Azilant në Magure.