Nesër më datë 18.12.2018 do të mbahet seanca e IX-të e Kuvendit komunal, seanca do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit komunal duke filluar nga ora 12:00h.
Në këtë seancë do të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës.
Këto janë pikat e rendit të ditës së nesërme:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi përcaktimin e organit kompetent për udhëheqjen e procedurës mbi dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin e komunës së Preshevës.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi emërimin e këshillit të shkollës nga radha e prindërve,në shkollës fillore ‘’9 maji’’ Leran.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi emërimin e zëvendës drejtorit të shtëpisë së shëndetit ‘’Presheva ‘’ në Preshevë.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi miratimin e strategjisë për zhvillimin e komunës së Preshevës.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Rebalansit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2018.
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi taksat e qëndrimit dhe taksat lokale komunale për vitin 2019.
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2019.
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi kompenzimin për shërbimet të cilat i kryen administrata komunale për vitin 2019.
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore dhe qirasë.
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Planit kadrovik të komunës së Preshevës për vitin 2019.
11. .Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi buxhetin programor të komunës së Preshevës për vitin 2019.
Ndërsa pika e 12 do të jetë pyetjet e këshilltarëve