I dehuri pas Vitit të Ri udhëton me taksi në tri shtete

Për ata që festojnë Vitin e Ri, pishmani më i madh është moskontrollimi i pijes...

Një qytetar i Oslos ka hyrë në vitin 2018 me një shpenzim të majmë. 40-vjeçari ka udhëtuar i dehur me taksi në tri shtete duke shpenzuar 2220 euro.

Ai udhëtoi nga Kopenhaga e Danimarkës, përmes Suedisë dhe kishte arritur në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Me të arritur në shtëpi, ai dështoi të paguante taksinë.

Taksisti mbeti pa baterinë e tij të veturës dhe e thirri policinë.

Policia e Oslos ka thënë se e kishin gjetur personin e dehur të shtrirë në shtrat. Kur e zgjuan, ai ishte pajtuar të paguante taksinë.

Burri nuk kishte pasur më herët dosje kriminale, sipas “NRK”. 

Udhëtimi nga Kopenhaga deri në Abildso të Oslos është së paku 600 kilometra distancë.