Ora e notit po mbahet në kuadër të edukimit fizik dhe po mbahen në pishinën “Princeza”.
Tani kjo është bërë obligative për nxënësit fillor, dhe një e mirë për të mësuar notin, dhe rëndësinë e këtij sporti.
Ne si ekip ishim sot tek pishina ''Princeza'' ku nxënësit e shkollës fillore ''Prof. Ibrahim Kelmendi'' mbanin orën e notit në praktik të shoqëruar me profesorin e tyre të edukatës fizike Durgut Hasani, rtvaldi.com
Nxënësit e kësaj shkolle ishin edhe pjesëmarrës në garat komunale në not të organizuar nga ''Qendra Sportive në Preshevë'', ku nxënësi Egzon Ameti zuri vendin e parë në garat komunale për not, ndërkaq bashkëmoshatarja e tij Natyra Murati zuri vendin e dytë në këto gara nga gjinia femërore ku foli për notin edhe rëndësin e tij.
Edhe nxënësit e tjerë folën për rëndësinë e noti, të mirat që i ka ky sport nga ana shëndetësore
Durgut Hasani profesor i edukatës fizike në shkollën fillore ''Prof. Ibrahim Kelmendi'' në Preshevë, tha se noti është i rëndësishëm dhe është bërë obligativ, dhe ndihmonë shumë në shëndetin e trupit.
Hasani tha se ne përmes këtij noti kemi nxjerrur edhe talent të shumtë ku ishim pjesëmarrës në garat komunale në not të organizuar nga ''Qendra sportive'' në Preshevë.
Vlen të ceket se edhe Komuna e Bujanocit pra shkollat fillore në Bujanoc kanë shprehur interesim që të jen pjesë e kësaj lënde të notit që të bëjnë obligative që të vijnë tek pishina Princeza, rtvaldi.com