Bosch: Pse s’duhet të ketë ushtri një vend i pavarur?

"Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur?"

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sipas së cilës transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur.

“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftë nxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s të cilit i ka thënë se ushtria e Kosovës votohet me 14 dhjetor.