Coutinho gëzon të gjithë tifozët e Barcelonës

Philippe Coutinho thuhet se ka filluar të kërkojë shtëpi në Barcelonë në pritje të finalizimit të transferimit të tij në Camp Nou.

Philippe Coutinho ka filluar të kërkojë shtëpi në Barcelonë.

Ylli i Liverpoolit është gjithnjë e më afër transferimit te klubi katalan, shkruan e përditshmja sportive katalane.

Coutinho thuhet se ka filluar të kërkojë shtëpi në Barcelonë në pritje të finalizimit të transferimit të tij në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho ishte afër kalimit te Barcelona edhe para fillimit të këtij sezoni por klubi nga La Liga nuk e plotësoi kërkesën financiare të Reds.