• E mërkurë / May-08 18:32
  • Kontakt

Pjaca largohet nga Juventus, Di Marzio zbulon klubin e ri

Gianluca di Marzio nga "Sky Sport" ka bërë të ditur destinacionet e mundshme të Pjacas.

Marko Pjaca do të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kroat do të gjejë një ekip të ri në formë të huazimit në fillim të vitit 2018.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur destinacionet e mundshme të Pjacas, përcjell “lajmi.net”.

Schalke, Monaco dhe Zenit St Petersburg kanë shfaqur interesim për huazimin e tij.