Gruaja nga Presheva,çdo ditë ka grumbulluar para në një kuti për një vitë dhe jepë për bamirsi

Dje në ditën e festës së Flamurit, në zyrën e QSA-së në Preshevë erdhi një zonjë e nderuar e cila me vete kishte një kuti të vogël kartoni.

Dje në ditën e festës së Flamurit, në zyrën e QSA-së në Preshevë erdhi një zonjë e nderuar e cila me vete kishte një kuti të vogël kartoni.

Këtë kuti të vogël e kishte vendosur në një vend në kuzhinë, në të cilën çdo ditë kishte hedhur një sasi të vogël parash. Të njejtën kuti e hapëm bashkë në ambientet e zyrës sonë.

Këtë kuti nuk e kishte hapur për një vit të tërë duke arritur ti grumbullojë shtatëdhjetë euro dhe ka vendosur që në ditën e Flamurit të solidarizohet me familjet në nevojë.

Çdo ditë nga pak një ditë bëhet shumë.