Bashkësia Lokale Rahovicë në një periudhë pothuajse 10 vjeçare është përballur me një problem të kanalizimit, pasi që ky problem ishte i kahmotshëm dhe banorët të cilët jetonin në këtë lagje çdo ditë përballeshin me probleme të njëjta.
Banorët e kësaj lagje prapa kamerave të televizionit thanë që ky kanalizim kundërmonte erë të pakëndëshme nga mbeturinat dhe rëra që patë bllokuar kanalizimin, ne nuk mundeshim të hapnin as dritaret e tona për të ajrosur shtëpitë pasi që një erë e tillë nuk lejonte as të dilnim në oborre.
N.P.’’Moravica’’ me punimet e tyre intensive ka arritur që të zgjidhë këtë problem, ku pas disa ditë pune arriti më në fund të sanojë defektin dhe mënjanoi problemin e rrjedhjes së kanalizimit jashtë rrjetit, që ka paraqitur problem jo vetëm për banorët rreth vendit ku ishte bllokuar kanalizimi por edhe më gjerë.
Për të na folur rreth punimeve të kryera doli menaxheri i N.P.’’Moravica’’ z.Eroll Mustafa duke treguar se punimet në këtë vend kanë filluar kohë më parë derisa kemi arritur në një periudhë prej dy javësh pas gjetjes së problemit t’i përfundojmë punimet ku kemi bërë dhe vendosjen e shahteve.
Kryetari i Bashkësisë Lokale Rahovicë z.Vebi Rexhepi për punimet në fjalë tha se ishte një nevojë shumë e madhe e banorëve pasi që nga ere që vinte nga ky kanalizim mund të sillte një epidemi dhe me evitimin e problemit i përgëzoj N.P. ‘’Moravica’’ sepse ka zgjidhur një problem të një rëndësie shumë të madhe.
N.P. ‘’Moravica’’ edhe pse nuk posedon një staf punonjës shumë të gjërë me kaq sa janë po arrijnë që të evitojnë probleme të shumta në vend.