Blerja e re e Partizanit mund të jetë mesfushori i Kukësit

Drejtuesit e Kukësit kanë ngecur në “vendnumëro” edhe për merkaton. Motivi është i thjeshtë, afrimet do të bëhen vetëm pasi të zgjidhet trajneri i ri.

Drejtuesit e Kukësit kanë ngecur në “vendnumëro” edhe për merkaton. Motivi është i thjeshtë, afrimet do të bëhen vetëm pasi të zgjidhet trajneri i ri. Verilindorët kanë larguar zyrtarisht emra si Zeqiri, Alijev, Shtubina, ndërsa pezull janë Memini dhe Krkotiç. Ky i fundit madje ka parashtruar arsyet e tij pse nuk pranon “divorc” dhe drejtuesit kanë vendosur që për mesfushorin fjalën e fundit ta japë pasardhësi i Milinkoviç.

Sakaq, futbollistët e ekipit verilindor i shqetëson edhe fakti që nuk kanë marrë dy rrogat e fundit, madje ka nga ata që mendojnë seriozisht që të ikin, pas edhe ofertat nuk u mungojnë. Shembull konkret është ai i Eni Imamit, i cili ka qenë titullar fiks te skuadra verilindore, madje duke luajtur edhe disa role.

Nga burime të sigurta pranë lojtarit, mësohet se ka oferta konkrete nga ekipe si Vllaznia, Partizani dhe Kamza, të cilat dëshirojnë shërbimet e tij. Imami është i pakënaqur nga paga që merr te Kukësi dhe ndaj u ka kërkuar drejtueseve që ta lënë të lirë. Kujtojmë që mesfushori është një ndër më pak të paguarit, ndërsa merr 500 euro në muaj.

Tejet e ulët, për të mos thënë qesharake kur krahasohet me rrogat që shkojnë deri në 5 mijë euro, dhjetëfishin e pagës së Imamit. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë drejtuesit e klubit nëse do ta lënë të lirë apo do t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare. Imamit i përfundon kontrata këtë verë me Kukësin, ndaj nuk mund të largohet pa konsensus.