Shënimin e kësaj dite eka bërë në objektin e shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin Kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, Kryetari i kuvendit komunal z.Adnan Salihu, deputeti popullor z.Fatmir Hasani,Kryetari i këshillit kombëtarë shqipëtarë z.Ragmi Mustafa, mësimdhënës,nxënës,qytetarë të shumtë dhe media.
Programi i këtij manifestimi ishte kryesishtë kulturorë ku kishte poezi të ndryshme, valle nga shoqëria kulturore artistike ’’Zëri Luginës’’ duke mos i anashkaluar dhe ushëheqësit e pushtetit aktual me fjalimet e tyre si dhe kryetarin e KNSH-së.
Fillimisht fjala i’u dha kryetarit të KNSH-së z.Ragmi Mustafa, më pas në prani të të gjithëve foli dhe kryetari i kuvendit komunal në Bujanoc z.Adnan Salihu për të vazhduar dhe me kryetarin e komunës z.Shaip Kamberi.
28 nëntori është një ditë e veqantë për të gjithë shqipëtarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqiperisë nga Ismail Qemali në Vlorë.