Presheva shënon 28 Nëntorin me program kulturo-artistik (Foto, Video)

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës ''Abdulla Krashnica'' kanë organizuar porgram kulturo-artsitik për Ditën e Pavarësisë...

Një numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar sot përpara objektit të komunës së Preshevës për të festuar festën kombëtare të 28 Nëntorit.

Edhe pse ne tempëratura të ulëta kjo nuk pengoi që fëmijë, të rritur e të moshuar të mbanin flamujt e tyre për nderë të kësaj dite kaq madhështore për shqiptarët.

Me një program kulturo-artistik të organziuar nga komuna dhe Shtëpia e Kulturës ''Abdulla Krashnica' në oborrin e komunës janë kërcyer valle tradiconale shqiptare, janë kënduar këngë patriotike dhe poezi.

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në fjalimin e mbajtur ceku vlerën e madhe që simbolizon kjo ditë për të gjithë shqiptarët, qëndresën e madhe të shqiptarëve, ruajtjen e simbolit kombëtar, atë të flamurit me fanatizëm  dhe ftoi për unitet më shumë se kurr në këto ditë kaq të rëndësishme, rtvaldi.com 

''Mesazh i joni është që as serbët as Serbia, as Kroacia as Bosnja, as Maqedonia as krejt kojshit tonë këtë fessë të tonën nuk e kanë të drejtën ta nënçmojnë se as ne nuk ia nëncmojm atyre por ta kuptojnë që është një festë e cila sjell paqe e cila e ka mesazhin e demokracisë, e ka mesazhin që të mos frikësohen se shqiptarët të bashkum nuk janë kërcënim'', ka thënë z.Arifi.

''I ftoj të gjithë atyre që nuk janë prezentë sot që edhe pse i kemi diverzitetet tona ideologjike, politike i kërkoj si kryetar që në këto kohë të vështira të jemi bashkë'', shtoi z.Arifi.

Programi më tej vazhdoi me leximin e historikut të ngritjes së flamurit dhe rëndësisë së kësaj feste kombëtare nga Shefat Ademi, duke vazhduar më tej me një valle tradicionale shqiptare nga shoqëria kulturo artistike ‘’Zëri i Luginës’’.

Aktorët e ''Teatrit të Qytetit'' të Preshevës Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini dhe Artan Ibishi lexuan një poezi për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë duke e përmbyllur programin në fund me këngë nga këngëtarët preshevarë Nefail Ibrahimi dhe Gjergj Presheva, rtvaldi.com