Bujanoci shënon 28 nëntorin me program kulturo-artistik (Video)

Komuna e Bujanocit ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit...

Shënimin e kësaj dite e ka bërë në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, kryetari i kuvendit komunal z.Adnan Salihu, deputeti popullor z.Fatmir Hasani, kryetari i Këshillit kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa, mësimdhënës, nxënës, qytetarë të shumtë dhe media.

Programi i këtij manifestimi ishte kryesisht kulturorë ku kishtë poezi të ndryshme, valle nga shoqata kulturore artistike’’Zëri Luginës’’ duke mos i anashkaluar dhe udhëheqësit e pushtetit aktual me fjalimet e tyre.

Kryetari i komunës së Bujanocit doli para të gjithë të pranishmëve për t'i uruar të gjithë shqipëtarëve kudo që janë festën e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit.

28 Nëntori është një ditë e veçantë për të gjithë shqipëtarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpallë Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.