Për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Këshilli Kombëtar Shqiptar ka organizuar një seancë solemne, në këtë seancë prezentë ishin kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar z.Ragmi Mustafa, zv.kryetari i KNSH-së, të gjithë këshilltarët e partive në pozitë si dhe media.
Fillimisht kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqipëtar përshëndeti të pranishmit duke i’a uruar festën e 28 Nëntorit ku tha se kjo është seanca e parë solemne nga KNSH dhe përbërja e re, më pas tha se KNSH del me një deklaratë, rtvaldi.com
Në deklaratën e lëshuar nga KNSH të lexuar nga z.Mustafa në përfundim të saj shkruante ‘’Qeverisja e re e KNSH-së do të vazhdojë të luftojë në mbrojtjen e simboleve duke shtuar se gjithmonë do të valoj flamuri kombëtarë shqipëtarë në Luginë të Preshevës''.
Pas leximit të deklaratës kryetari i KNSH-së i ftoi të gjithë të pranishmit që të gjithë së bashku të dalin dhe të ngrisin flamurin kombëtar shqipëtar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, rtvaldi.com