Stafi ka shprehur ndjesitë që kanë lënë mbresa gjatë punës së tyre të përditshme në Tiranë.
Përshtypjet e stafit të ambasadës janë nga më të ndryshmet duke nisur tek virtytet e larta si mikpritja, ushqimi, bukuritë natyrore, respekti si dhe thjeshtësia e shqiptarëve.
Përmes një posti në rrjetin social Facebook, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar se përmes këtij posteri, tregohet mënyra se si stafi i ambasadës amerikane i sheh gjërat që e përfaqësojnë dhe katakterizojnë Shqipërinë e popullin shqiptar.
'' Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria.
Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm.''