Skender Destani kryetar i BDL-së mesazh me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Skender Destani mesazh me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë

Te dashur miq,

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare …

Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë, së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri,pa Lugine …

Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, për çdo shqiptar, duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë...

Në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, përveç gëzimit, përveç vajtimit, secili duhet të bëjë llogari, me përgjegjësi, t’a pyesë veten: ç’bëra unë për Luginen per Kosovë, për Çamëri, për Shqipëri...?

URIME DHE GEZUAR PER SHUME MOTE DITEN E FLAMURIT!