Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq duke komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave serbe u shpreh se Kosova duhet t’i heqë menjëherë taksat.
Ajo këto komente i ka bërë duke folur për dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe të cilët në këtë mënyrë e shprehen revolten e tyre për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur një taksë prej 10 për qind për produktet serbe, mirëpo pas dështimit në INTERPOL, Kosova e kishte ngritur këtë taksë në 100 për qind.
Vendimi nuk u prit mirë nga autoritetet serbe, mirëpo gjithashtu BE-ja e ka kundërshtuar fuqishëm nëpërmjet Përfaqësueses së Lartë, Frederica Mogherini.
Gjithashtu edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, porositi që të largohet kjo taksë.