Halil Kastrati është shqiptari i cili është i njohur për veprat e tij bamirëse ndërsa këtë 28 Nëntor ka vendosur që ta bëjë në mënyrë të veçantë duke qenë se nëpërmjet shoqatës së tij ''Jetimat e Ballkanit'' dhe komunës së Prizrenit do të dhurojë 28 shtëpi.
Ky është postimi në rrjetin social facebook:
28 Nentor, ne e kemi zgjedhe te festojme me ndryshe☺️
Dita e Flamurit
Ditelindja e Komandantit legjendar Adem Jashari
Dalja ne publik e Ushtris sone Çlirimtare
28 pale çelesa - 28 familje po behen me shtepi te reja
Komuna e Prizrenit per 20 shtepi ka dhene material ndertimore ne vlere te 4880 eurove per secilen familje kurse Jetimat e Ballkanit kane dhene per secilen familje shumen prej 13.120 eurove per ndertimin e ketyre shtepive
8 shtepi qe do te dhurohen ate dite jane nga komuna e Suharekes dhe te Dragashit, edhe keto shtepi jane ndertuar ne bashkepunim me keto dy komuna dhe per secilen familje komunat kane dhene nga 5000 euro ndersa Jetimat e Ballkanit ka dhene per secilen nga keto familje shumen prej 13000 eurove
Nje 28 Nentor krejt ndryshe