Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Ai ka bërë të ditur se arsyet e tërheqjes së tyre janë të lidhura me vendimin e Prishtinës për rritje në 100 për qind të taksës për mallrat e importuara nga Serbia.
“Për shkak të kësaj takse fëmijët tanë nuk do të kenë ushqim, ujë, kushte themelore për jetë. Jap dorëheqje për shkak të dhunës së vazhdueshme nga institucionet e Prishtinës dhe për marrëveshjet e shkelura”, u shpreh ai.
Së bashku me Rakiqin, kanë dhënë dorëheqje edhe tre kryetarët e tjerë në komunave veriore.