Kosovarët shpenzojnë miliona për festat e fundvitit

Qytetarët e Kosovës i shpenzojnë rreth 36 milionë euro për festat e fundvitit.

Qytetarët e Kosovës i shpenzojnë rreth 36 milionë euro për festat e fundvitit.

Kjo u bë e ditur pas publikimit të një hulumtimi të kompanisë së hulumtimeve dhe konsulencës biznesore “UBO Consulting”.

Sipas këtij studimi 71 për qind e tyre shkojnë për ushqim e pije.

Ndërkohë që në vendin tonë festat e fundvitit i kremtojnë 82% e familjeve me ç`rast secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 euro.