Dy produktet që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

“Konsumimi i një diete të pasur me domate dhe mollë mund të ndihmojë në riparimin e dëmeve të mushkërive si pasojë e duhanit”, tregon një studim i ri.

Hulumtimi është kryer nga Maryland në Shtetet e Bashkuara ku tregon se personat që konsumojnë dy domate dhe një mollë në ditë janë në gjendje më të mirë shëndetësore se ata që nuk i preferojnë aspak ose hajnë pak.

Efektet në organizëm bëhen vetëm nga perimet e freskëta, nuk përfshihen aspak alternativat e konservuara.

Studimi ka nisur nga viti 2002 ku 650 ish-duhanpirës bënë teste për të parë gjendjen e mushkërive. Gjatë këtyre viteve pjesëmarrësve iu është kërkuar të konsumojnë domate dhe mollë, gjë që ka ndikuar në pastrimin e mushkërive.