Avokado dhe peshku mund të parandalojnë rënien e flokëve.
Një skalp i thatë mund të jetë shenjë se ju keni nevojë për më shumë acide yndyrore, thotë nutricionistja Marilyn Glanville.
Avokado, farat, arrat, peshku, janë burim i pasur i acideve yndyrore dhe mund të parandalojnë rënien e flokëve, shton ajo. Acidi yndyror omega 3, po ashtu mund të parandalojë rënien e flokut.
Nutricionistja Cassandra Burns thotë se kombinimi i shumë ushqimeve të ndryshme është mënyra më e mirë për të luftuar rënien e flokëve. “Për mbrojtje më të mirë në përgjithësi, duhet fokusuar në konsumimin e ushqimeve që janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve natyrore,” tha Burns, shkruan javanews. Këtu përfshihen pemët dhe perimet, mishi i papërpunuar, peshqit, vezët, fasulet, arrat dhe farat.
Humbja e flokëve ndikon edhe nga qarkullimi i dobët i gjakut. Përdorimi i vitaminës C dhe bioflavonoideve në fruta dhe perime mbështesin enët e shëndetshme të gjakut.
Mesatarisht, një person humb 50 deri 100 qime floku në ditë, sipas Akademisë amerikane për Dermatologji.
Rritja e flokut përshpejtohet ndërmjet moshës 15 deri 30, ndërsa zvogëlohet ndërmjet moshës 40 deri 50, transmeton KP. Tabletat, l