Mungesa të mëdha për skuadrën e Brazilit

Brazili do të përballet me mungesa të mëdha për dy ndeshjet e radhës.

Skuadra e Tite do të përballet me Uruguajin dhe Kamerunin në ndeshjet e ardhshme.

Në prag të këtyre sfidave, të shumtë janë lojtarët brazilian që po përballen me lëndime.

Coutinho, Casemiro e Marcelo janë ata që detyrohen të mos paraqiten me skuadrën kombëtare, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Zëvendësuesit e tyre do të jenë Alex Sandro, Renato Augusto dhe Rafinha.

“Seleçao” përballen me Uruguajin më 16 nëntor, në “Emirates Stadium”, para se ta presin Kamerunin më 20 nëntor në “Milton Keynes Stadium”