Barcelona fitoi “El Clasicon”, Iniesta ka një mesazh për Real Madridin

Andres Iniesta refuzon ta përjashtojë nga gara për titull ekipin e Real Madridit.

Andres Iniesta ka bërë një mesazh për Real Madridin pas fitores së Barcelonës në “El Clasico”.

Skuadra katalane fitoi me rezultat të thellë 3:0 në Santiago Bernabeu.

Por, edhe përkundër epërsisë së madhe prej 14 pikësh ndaj “Los Blancos” në La Ligë, Iniesta refuzon ta përjashtojë nga gara për titull ekipin e Zinedine Zidane.

“Real Madrid është ekip që asnjëherë nuk duhet përjashtuar nga gara”, u shpreh Iniesta për “Marca”.