Përzierja e pabesueshme që stimulon rritjen e flokut

Përbërësi bazë është tharmi i bukës...

Aplikohet 2 herë në javë.Për shërimin e flokut të dëmtuar dhe për t'i shijuar rezultatet maksimale, duhet ta aplikoni së paku për dy muaj rresht, pra dy herë në javë për dy muaj. 

Maska u përshtatet të gjitha llojeve të flokut dhe është e pazëvendësueshme në luftën kundër humbjes së flokut dhe për rritje të shpejtë.

Përbërësit:
- 1 lugë qumësht të ngrohtë;
- 1 lugë mjaltë;
- 2o g tharmë të bukës.

Përgatitja: 

Në lugën me qumësht të ngrohtë tretni lugën e mjaltit ose sheqerit, ia shtoni 20 g tharmë të freskët të bukës. E lini të fermentohet në vend të ngrohtë, 15-20 minuta. 

Masën e fituar e aplikoni në flokun e pastër, të lagur, e mbuloni me qese najloni dhe peshqir. 

E lini 1-2 orë, më pas flokun e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e furnizon flokun me vitamina, proteina dhe mineralet e nevojshme për rritje të flokut.