Williams kërkon ndihmë, thotë se të bijës së saj kanë filluar t’i dalin dhëmbët

Kampionia e tenisit, Serena Williams, duket se po përballet me sfidën me të madhe.

Kampionia e tenisit, Serena Williams, duket se po përballet me sfidën me të madhe.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka kërkuar këshilla nga ndjekësit e saj se si të veprojë kur së bijës së saj kanë nisur t’i dalin dhëmbët e parë.

“Po i dalin dhëmbët – e njohur si djall – është shumë e vështirë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ka provuar rruaza qelibari, peshqir të lagur dhe se e ka lënë të bijën përtyp gishtërinjtë e saj.

“Po i dalin dhëmbët – e njohur si djall – është shumë vështirë. E gjora Alexis Alympia nuk është bërë rehat. Ka qarë shumë (kurrë nuk qanë)”.

“M’u ka dashur ta mbajë deri sa ka fjetur. Kam provuar rruaza qelibari…peshqir të lagur… e kam lënë të m’i përtyp gishtërinjtë…ujë homepatik (gjithçka) por…”, ka shkruar ajo më tej.