Simeone: Griezmann mund të largohet, po deshi

Tekniku i Los Rojiblancos ka thënë se asi francez i skuadrës mund të largohet nga Wanda Metropolitano kurdo që ka dëshirë, duke shtuar spekulimet për

Diego Simeone ka shtuar spekulimet se Antoine Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid për t’u transferuar te Barcelona.

Trajneri argjentinas ka theksuar se sulmuesi francez do të lejohet të realizojë dëshirën e tij, qoftë edhe nëse ajo do të ishte ndërrimi i skuadrës.

“I dua shumë futbollistët e mi dhe dua t’i shoh duke u zhvilluar. Nuk jam mosmirënjohës”. Nëse një futbollist vjen dhe më thotë: ‘Trajner, e kam një mundësi të jetës për të luajtur për një ekip të caktuar, dua të largohem’, ia jap atë mundësi”.

“Sigurisht se Griezmann në një moment do të lejohet të largohet, njësoj siç ndodhi me Costan dhe Arda Turan që po ashtu u lejuan të largohen nga Atletico Madrid”.