Messi beson se Barça është më e fortë pa Neymar

Messi beson se Barça është më e fortë pa Neymar

Ylli i Barcelonës këmbëngul se skuadra është më e mirë pa Neymar, pasi braziliani vendosi të largohej për te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Argjentinasi ka deklaruar për gazetën spanjolle Marca se largimi i Neymar ka detyruar të tjerët të ndryshojnë stilin e lojës.

“Humbëm një forcë të madhe në sulm, por kjo na ka favorizuar në aspektin mbrojtës”.

“Momentalisht jemi më të fortë në mesfushë dhe kemi një ekuilibër në skuadër që na bën më të qëndrueshëm në mbrojtje”, citohet Messi

Në fakt, Barca ka ruajtur portën e paprekur në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë deri tani, ndërsa vetë Messi ka realizuar 16 gola.

Më herët ai pati deklaruar se kishte mbetur i shtangur nga vendimi i Neymar për të lënë Camp Nou.

“Deri ditën e fundit të turit tonë përgatitor në verë ai thoshte që nuk ishte i sigurt për vendimin që do të merrte”, shtoi për fund Messi.