Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojnë Abetaret?!

Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojnë Abetaret?!

Si askush nga Minisitria e Arsimit të Shqipërisë apo Kosovës nuk e pa të arsyeshme të vizitojë ndonjë shkollë në Krahinën shqiptare. Askush nuk përmendi fillimin e vitit shkollor në këtë Krahinë.Në vend që dy ministrat  të vizitojnë këto tri komuna, nuk e kanë patur në agjendë fare. 

Asnjëher nuk kanë vizituar shkollat, prandaj edhe këtu është ngecja për Abatare që ju mungon dhe nostrifikimi që nuk është duke u zbatuar  Shkruan:Refik HASANI.

 Edhe pse flitet me të madhe lidhur me ate se Medvegja, Bujanoci e Presheva do t’i bashkangjiten Kosovës, shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen duke ju munguar edhe Abetaret. Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  nuk kanë dhe ndihet  mungesa e Abetares dhe librave shqip. Që nga niveli parashkollor, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me planë-programe të vjetruara. Përveç uljes-zvogëlimit të nxënësve në të gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me mos nostrifikim të diplomave. Nxënësve ju mohohet të mësojnë mbi historinë Kombëtare, kulturën, traditën shqiptare e ku pjesë e kësaj janë edhe  hapësira  e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, ku ende ka mungesa të Abetares dhe librave shqipe. Kurse Studentët nga këto tri komuna heqin të zitë e ullirit që të studiojnë në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kanë një largësi tepër të madhe me kasto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshëm.